Ivanov e filloi vizitën në Brazil, nesër në hapje të ambasadës së Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov vizitën zyrtare në Brazil e filloi me takimin me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së industrive të Sao Paolo, oda më e madhe ekonomike në Amerikën Latine.

Në takim, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për bashkëpunim në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, veçanërisht në kontekst të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar.

Ivanov theksoi se Maqedonia ka interes për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale me Brazilin, si vendi më i madh në Amerikën Jugore, anëtare e BRIKS dhe G20, një prej ekonomive më rritje më të shpejtë në botë dhe vend i cili është partner strategjik i BE-së.

“Në dobi të Republikës së Maqedonisë është që të dyja vendet ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ta rrisin këmbimin tregtar, të mundësohet komunikimi i drejtpërdrejtë midis biznesmenëve nga të dy vendet dhe të shqyrtohen mundësitë për investime braziliane në Republikën e Maqedonisë”, ka porositur presidenti Ivanov.

Në takim, Skaf, Ivanovit i ndau Dekoratë për merita, mirënjohje e lartë që e ndan Federata e industrive të Sao Polos.

Në kuadër të vizitës në Federatën e industrive në Sao Paolo, shefi i shtetit të Maqedonisë pati takim edhe me Stefan Salej, drejtor për departamentin për tregti dhe punë të jashtme të FIESP.

Sipas agjendës, Ivanov nesër në Brazili me nderime të larta shtetërore do të pritet nga presidenti i republikës Federale të Brazilit, Mishel Temer, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Brazili, Ambasada e parë rezidente në Amerikën Latine

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button