Shqipëria zbardhet nga bora, meteorologët: Kujdes, temperaturat do të ulen frikshëm

Reshjet e shiut që pushtuan të gjithë vendin këtë të shtunë ia kanë lënë vendin motit të ftohtë e me borë. Kjo e diel do të pushtohet nga temperatura shumë të ulëta. Meteorologët parashikojnë që sot temperaturat do të bien ndjeshëm.

Sipas Meteoalb, orët e para të kësaj të diele do të vijojnë me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat lindore dhe juglindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët. Gjatë ditës Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë, pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C. Mëngjesi në zonat e thella në veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat jugperëndimore.

Bora ka zbardhur edhe Dajtin ditën e sotme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button