Saakashvili nga burgu kërkoi impiçment për presidentin Poroshenko

 Ish-presidenti gjeorgjian dhe lider aktual i Lëvizjes së Forcave të Reja opozitare ukrainase, Mihail Saakashvili, të cilin mbrëmë e arrestoi policia në Kiev, sot nga burgu u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në protesta në të cilat do të kërkojnë impiçment për presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Avokati i Saakashvilit, Rusllan Çornotovski bëri të ditur se klienti i tij i ka dorëzuar deklaratë me shkrim me të cilën u bën thirrje ithtarëve të tij “të mos frikësohen nga asgjë” dhe të fillojnë me protestë të qetë me kërkesë për impiçment të Poroshenkos.

Çornotovski deklaroi edhe se Saakashvili ka filluar grevë urie, duke paralajmëruar se do të refuzojë të marrë ushqim derisa është në burg.

Prokuroria Publike ukrainase njoftoi se tani për tani nuk është ngritur kurrfarë akuzë zyrtare kundër Saakshvilit, por se udhëhiqet hetim për lidhshmërinë e tij me biznesmenë ukrainasë të afërt me Moskën, të cilët kanë përgatitur rrëzimin nga pushtetit të Poroshenkos.

Prokurori paraprakisht, siç lajmëroi MIA, informoi se urdhri për arrestimin e Saakshvilit është lëshuar nën dyshim për tentim për prishje të rendit kushtetues.

Саакашвили протести

Prej mëngjesit para selisë së Shërbimit për siguri të Ukrainës, ku është arrestuar Saakashvili, janë mbledhur një grup i mbështetësve të tij. Protesta tani për tani është e qetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button