Schulz: SPD e gatshme për zgjidhjen e krizës politike në Gjermani

Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD), ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar në bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit me Unionin Kristian Demokratik (CDU) dhe partinë bavareze simotër të saj Unionin Kristian Social (CSU), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i SPD-së, Martin Schulz sot në Berlin tha se udhëheqësia e këtij opsioni politik njëzëri miratoi vendimim për pjesëmarrje në bisedime me bllokun kristian.

Duke theksuar se në këtë proces duan të hyjnë pa kushte paraprake, Schulz shtoi se vendimin do ta shqyrtojë edhe konventa partiake e cila do të mbahet të enjten.

Ai tha se në bisedime hyjnë pa asnjë informacion në lidhje me dëshirat dhe kërkesat e partive tjera, si dhe vendimin për të hyrë në këtë proces e bazojnë në thirrjen e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Schulz shtoi se vetëm pas këtyre negociatave do të jetë më e qartë nëse kriza aktuale politike në Gjermani do të zgjidhet me formimin e një qeverie të koalicionit, qeverie të pakicës ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani u mbajtën më 24 shtator, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit. Asnjë parti nuk ka shumicën e mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button