“BGNES”: Dimovski “antik” sipas të gjitha gjasave do të jetë pasardhësi i Gruevskit

Në qendrën e VMRO-DPMNE-së gjithnjë e më shpesh përmendet emri i Ilija Dimovskit, për pasardhës të kryetarit aktual i cili ka paralajmëruar dorëheqje, Nikolla Gruevski, shkruan agjencia e lajmeve bullgare “BGNES” në tekstin kushtuar zhvillimeve të reja të ngjarjeve në partinë më të madhe opozitare në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç komentojnë nga “BGNES”, DImovski, është njëri nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, i cili gëzon besimin më të madh të kryetarit Gruevski, dhe është njëri nga mbrojtësit më të fuqishëm të projektit kontestues “Shkupi 2014” dhe të politikës së “antikuizimit”.

Sipas gazetës bullgare, 37 vjeçari Dimovski, personalisht e ka udhëhequr bllokimin e parlamentit në fillim të vitit, me shfrytëzimin e procedurave parlamentare që të bllokohet zgjedhja e qeverisë së re, që solli deri te ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.

“BGNES” rikujton se të premten, në një intervistë për “Kurir”, Gruevski, paralajmëroi se do të japë dorëheqje përpara organeve të partisë nga pozita e liderit, pasi që shpreson që t’i ndihmojë zgjidhjes së situatës.

Kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së, do të mbahet më 23 dhjetor, vendosi mbrëmë Komiteti Ekzekutiv.

Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, Komiteti Qendror ka propozuar që në seancën e parë të fillojë me procedurë për organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button