Ja ndryshimet që parashihen të bëhen në pikë-pagesat e Maqedonisë

Deri në fund të vitit të ardhshëm pritet që të mbarojë instalimi për pagesë elektronike të taksës së rrugëve dhe modernizim të pikë-pagesave në Korridorin 10, kanë filluar që nga viti 2014, njofton Portalb.mk.

Lëshimi i sistemit të ri, ashtu siç thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov, nuk do të shkaktojë zvogëlim të të punësuarve. Siç thotë ai, çmimet e tanishme nuk duhet të ketë korrektime edhe përskaj komenteve të qytetarëve se do të paguajnë më shtrenjtë, ndërkaq do të udhëtojnë në rrugë të shkatërruara. Ai shton se duhet që të kihet parasysh edhe ajo që një pjesë e qytetarëve voziten, dhe nuk paguajnë dhe patjetër duhet të vendoset edhe në dalje.

E gatshme është vetëm njëra prej 7 pikë-pagesave

Me projektin për pagesë me sistem elektronik, që sipas paralajmërimeve fillestare duhet që të jetë gati deri në fund të vitit të fondit, duhej që  të modernizohen pikë-pagesat në Romanovcë, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko dhe të ketë të reja në Demir Kapi dhe në Smokficë. Aktivitetet e planifikuara do të kushtojnë 18.7 milionë euro, prej të cilave 15 milionë euro nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, ndërkaq të tjerat nga Buxheti shtetëror.

“Kur është diskutuar për ndërtimin e pikë-pagesave të reja dhe sjelljen e sistemit me kartelë parapagimi, dhe elektronikja që vendoset në automjet dhe gjatë kalimit të sinjalizuesit e lexon dhe ngritet rampa për të kaluar, kanë harruar se duhet të ketë edhe fazë kalimtare që të mundet të paguhet me para të gatshme. Nëse do ta kishim vendosur këtë sistem, për shembull, përpara qershorit, menjëherë do të kishim kolona të mëdha të automjeteve. Njëkohësisht, nuk ka kuptim që të vendosim pagesë elektronike vetëm në Romanovcë, ndërkaq në pikat tjera pagesore, vozitësit do të duhej që të paguanin me para të gatshme. Nuk mundet të blihet kartelë parapaguese vetëm për një pikë-pagesë. Për atë kërkoj që kryerësi të vendos edhe opsion plotësues për pagesë me para të gatshme. Me kalimin e kohës, sa më shumë që të vihet në përdorim pagesa me kartelë parapaguese, ngadalë – ngadalë do hiqet nga përdorimi pagesa me para të gatshme dhe në fund do të ngelet vetëm njëra për çdo rast”, sqaron për MIA drejtori i NP Rrugë Shtetërore.

Opsione për pikë-pagesë më të lirë dhe kategorizim të veturave

Sistemi i ri elektronik për qytetarët që nënkupton kursim të kohës dhe të parave.

“Ata që do të shfrytëzojnë pagesën me parapagesë, të themi do të paguajnë 10% më pak. Nëse paguan tani 40 denarë, do të paguash 36 denarë. Kështu që e reja ndoshta do të tingëllojë se është shumë e shfrytëzueshme, por ajo do të jetë e rëndësishme për ata që udhëtojnë çdo ditë në autostradë, për shembull, ka dhjetë autobusë ose 100 kamionë. Në këtë mënyrë do t’i motivojmë që njerëzit të shohin se është shumë më praktike të kenë kartelë parapaguese. Procesi do të jetë shumë më i shpejtë. Edhe pse tani ka katër rampa në një drejtim, për shembull në të ardhmen, do të ketë gjashtë dhe do të jenë. Procesi do të shkojë më shpejtë, do të ketë rrjedhë më të madhe, do të jenë më të gjera dhe të modernizuara”, Kitanov, transmeton Portalb.mk.

Sistemi i ri do ta bëjë edhe kategorizimin e vetyrave. Këtu, ashtu siç theksojnë, përsëri do të vijë edhe ajo që në kohë nuk është menduar që të integrohet sistemi tërësisht.

“Nuk është mirë që të ketë kësi sistemi Korridori 10, ndërkaq Korridori 8 të jetë me të vjetrin. Atëherë në një vend një furgon i madh në një vend do të paguaj 100, ndërkaq në një tjetër 80. Nuk është njëjtë furgoni i vogël me furgonin për 20 persona. Ajo në ligjin është e zgjidhur, por nuk aplikohet, ndërkaq me sistemin e ri, sistemi do t’i njohë dhe menjëherë do ta transferojë në kategorizim tjetër furgonin”, thotë Kitanov.

Nga Rrugët e Maqedonisë thonë se do të ketë dënime të ashpra për automjetet të cilat do të jenë të ngarkuara më shumë se sa e lejuara dhe me këtë do t’i dëmtojnë rrugët e shtetit.

“Transportuesit do të dënohet në mënyrë rigoroze. Kemi bërë matje teknike të urave, gjatë së cilës 50% të kamionëve kanë qenë me mbingarkesë, ndërkaq 5 kamionë me ngarkesë mbi 72 tonë. Do të bëjmë aksion me MPB në të cilën ka dënime rigoroze të cilët do të dënohen”, thotë Kitanov.

Kur të jenë gati të gjithë autostradat, do të duhen 100 milionë euro për mirëmbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button