Derdhje e ujit në rrugën Mavrovë-Galiçnik, mjegull në Stracin dhe Pletvar

Për shkak të derdhjes së ujit në rrugë është vështirësuar qarkullimi në asin rrugor Mavrovë – Galiçnik, 100 metra para  vendit “Careva çeshma”

Është vendosur sinjalizim përkatës dhe rekomandohet që kjo rrugë të mos shfrytëzohet deri në sanimin dhe normalizimin e qarkullimit, informoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mbrëmjes për gjendjen e rrugëve.

Në vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe defekti i rrjetit të ujësjellësit të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” janë bllokuar katër automjete, ndërsa njerëzit janë nxjerrë nga Brigada e zjarrfikësve.

Sipas LAMM Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Zvogëlim të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 100 deri në 150 metra ka në Stracin dhe deri në 100 metra në qafën e malit Pletvar.

Reshje të borës vërehen në Kodrën e Diellit, por momentalisht nuk paraqet pengesë për zhvillimin e qarkullimit, informoi LAMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button