Raketë e re korenoveriore mund të arrijë deri në Uashington, konsideron ushtria koreanojugore

Raketa e re balistike interkontinentale e Koresë së Veriut mund të godasë caqe që ndodhen në largësi prej 13.000 kilometra dhe në qoftë se gjuhet nga këndi adekuat, do të mund të mbërrijë deri në Uashington, njoftoi Ushtria koreanojugore.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut njofton se megjithatë është e paqartë se nëse raketa Hvason-15 mund të përdoret për luftë kundër caqe të caktuara, transmeton MIA.

Sipas ekspertëve, është e domosdoshme që të bëhen vlerësime plotësuese, që të vlerësohet se nëse raketa do të përballojë hyrje të sërishme në atmosferë, se nëse mundet saktësisht të orientohet dhe të shkaktojë shpërthim të planifikuar.

Paraprakisht, presidenti koreanojugor Mun Xhe-in në bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp tha se Koreja e Veriut ende ka probleme teknike që duhet t’i zgjidhë, para se të disponojë me raketë balistike interkontinentale që do të paraqiste kanosje të vërtetë për qytetet amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button