fbpx

Maqedoni, punëtorët nga firmat e falimentuara do të marrin nga rreth 7.500 denarë në muaj

Në pajtim me Ligjin e ri për kompensim të punëtorëve nga firmat e falimentuara nga ndërmarrje me pronësi dominuese shtetërore deri më tani pozitivisht janë zgjidhur 1.029 kërkesa. Punëtorët nga firmat e falimentuara do të marrin nga rreth 7.500 denarë në muaj. Pagesa e mjeteve do të fillojë këtë muaj, por do të vlejë në mënyrë retroaktive prej momentit kur e kanë parashtruar kërkesën.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot ua ndau vendimet rreth tridhjetë punëtorëve, Vendimet e tjera do t’i marrin në adresë të shtëpisë të përmendur në kërkesën për dëmshpërblim.

“Ky numër do të rritet në të ardhmen sepse kërkesa për dëmshpërblim mund të parashtrohen deri në shtator të vitit 2018. Si vijnë ashtu edhe rrjedhimisht zgjidhen. Gjithashtu, lista e ndërmarrjeve nuk është mbyllur, sepse siç arrijnë kërkesat, ashtu kontrollohen ndërmarrjet dhe sillen vendimet”, tha Carovska.

СТЕЧАЈЦИ РЕШЕНИЈА

Shtoi se nëse në periudhën në vijim vërehen barriera për ndonjë grup të caktuar të punëtorëve të falimentuar të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori, ndërkaq nuk mund të përfshihen me ligjin, do të intervenohet me amandamente, me ndryshime apo do të bëhet tërësisht ligj i ri.

“Porosia është se me të vërtetë për ne ka rëndësi, siç premtuam, ashtu edhe të bëjmë, hap pas hapi, të kujdesemi që të gjithë punëtorët nga firmat e falimentuara të kujdesen dhe të kenë mbrojtje adekuate nga shteti”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Drejtoresha e APRM, Biljana Jovanovska informoi se punëtorët e falimentuar vendimet do t’i marrin në adresë të cekur në kërkesën që e kanë parashtruar në këtë institucion.

Ajo tha se të gjitha të dhënat e nevojshme të cilat janë të domosdoshme për zgjidhje po grumbullohen sipas detyrës zyrtare dhe po përpunohen në bashkëpunim me Regjistrin qendror Fondin e PIOM-it dhe Depozituesin qendror të letrave me vlerë.

СТЕЧАЈЦИ РЕШЕНИЈА

Ligji për sigurim material të punëtorëve nga firmat e falimentuara u miratua në mbledhje qeveritare në fund të korrikut të këtij viti, ndërkaq u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë në shtator të këtij viti. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale atëherë informuan se rreth 3.000 persona të cilët do të marrin 7.596 denarë në muaj, për çka janë siguruar mjete në Buxhet, janë përfshirë me këtë vendim ligjor.

Me ligjin janë përfshirë persona të papunë të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrjet me pronësi dominuese të shtetit pas 1 janarit të vitit 1995, përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2016.

Personi i papunë mund të përfitojë të drejtën nëse ka qenë së paku 15 vite në marrëdhënie pune në ndërmarrje me pronësi dominuese të shtetit, të konstatuar me M1/M2 formularë, nëse i është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronësi dominuese të shtetit, në bazë të falimentimit, likuidimit apo tepricës teknologjike, nëse në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në moshë prej së paku 52 vite (grua) apo 55 vjeç (burrë), nëse marrëdhënia e punës i është ndërprerë duke përfshirë edhe 31 dhjetorin e vitit 2016 dhe nëse ka realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1995 dhe i cili pas realizimit të së drejtës së kompensimit në të holla nuk është punësuar në kohë të pacaktuar, përkatësisht marrëdhënia e punës i është ndërprerë me vullnet dhe faj të tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close