Përforcohet kontrolli dhe rregullimi i qarkullimit pas paralajmërimeve për bllokada të udhëkryqeve

Policia rrugore pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa të përforcuara për kontroll dhe rregullim të qarkullimit në drejtim të lehtësimit të trafikut që do të shkaktohet në periudhën e “rrëmujës” së theksuar, pas njoftimit të djeshëm nga ana e një partie politike se në tridhjetë ditët e ardhshme përfundimisht me 29.12 në periudhën prej orës 15 deri në 17, di të bllokohen shumë udhëkryqe të Shkupit.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në udhëkryqin afër QT Mavrovasja, trafiku do të zhvillohet dhe lehtësohet në rrugët përreth – bul. “Kërste “Misirkov”, rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë, bul. “Koço Racin” dhe rr.  “Bellasica”.

Për udhëkryqin tek Porta Vllae, trafiku do të zhvillohet në rrugët përreth: bul. “Partizanski Odredi” deri te ura Vllajko, rruga “Gjorçe Petrov” më poshtë në rrugën “Adolf Ciborovski” rruga “Aco Shopov” deri te TV Kanal 5, rr. “Boris Sarafov” deri te rrethrrotullimi bul. “Aradhat partizane” – rr. “Boris Sarafov”.

Për udhëkryqin bul. “Jane Sandanski” – bul. “Serbia”, trafiku do të rregullohet nëpër rrugët përreth: bul. “Brigada e 12-të maqedonase” bul. “Brigada e 3-të maqedonase”, bul. “ASNOM”, bul. “Jane Sandanski” deri te Vero.

Për udhëkryq tek “Rampa” (Kisella Vodë), qarkullimi do të zhvillohet në rrugët përreth: bul. “Boris Trajkovski” deri te rruga “Emil Zola,” bul. “Brigada e 3-të maqedonase” pranë rrugës “Republika e Krushevës”, bul. “Koço Racin” deri te bulevardi “Cirili e Metodi” dhe bulevardi jugor deri te garazhi në kate.

Për udhëkryqin tek “Mida Motors” trafiku do të rregullohet nëpër rrugët përreth: bul. “Ilinden” deri në rrugën “Marrëveshja e Bledit”, bul. “Ilinden” deri në rrugën “Nikolla Teslla”, bul. “Aradhat partizane” deri te bul. “8 Shtatori” dhe bul. “8 Shtatori” deri te rruga “Skupi”.

Për udhëkryqin në bul. “Aleksandri i Madh” (tek i ashtuquajturi “çifti” i fundit), trafiku do të zhvillohet nëpër bul. “Aleksandri i Madh” deri te unaza “Diamant”, bul. “Aleksandri i Madh” deri te rrethrrotullimit tek hotel Kontinental, bul. “Brigada e 16-të maqedonase” deri te qarkorja në lagjen Zhelezara.

Edhe për udhëkryqin në rr.  “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” trafiku do të rregullohet nëpër rrugët përreth – bul. “Metropolit Teodosij Gologanov” deri te rruga “Moska” dhe nga rr. “Gjorçe Petrov” drejt nëpër bul. “Aradhat partizane”, theksojnë nga Ministria e Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button