Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në aeroplanin e “Turkish erlajns”, i cili ateroi në Sudan

 Gjatë kontrollit të aeroplanit për pasagjerë të kompanisë ajrore turke “Turkish erlajns” i cili sot në mënyrë të detyrueshme ateroi në portin Hartum në Sudan, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, lajmëroi botimi onlajn i gazetës “Hyriet dejli njuz”.

Përfaqësuesi zyrtar i Drejtorisë për Aviacion Civil në Sudan, Abdel Hafez Abdel Rahim bëri të ditur se aeroplani  “Boing 738” në të cilin kanë qenë 107 pasagjerë ka qarkulluar në relacionin Najrobi – Kajro, kur ka marrë alarm për mjet shpërthyes, të vendosur në aeroplan, transmeton MIA. 

Aeroplani për momentin ndodhet në një vend të izoluar në aeroport. Pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë e kanë kërkuar aeroplanin dhe bagazhin e pasagjerëve, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, deklaroi Abdel Rahim.

Rrezikun potencial e ka lajmëruar njëri nga deputetët në aeroplan, i cili gjoja ka marrë mejl me kercënim.

Një burim i sigurt, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka deklaruar se mejli me kërcënimin për bombë e ka marrë një pasagjer britanik, i cili e ka njoftuar ekuipazhin. Pasagjeri britanik për momentin është marrë në pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button