Epidemia HIV/AIDS po rritet në Europë në shifra alarmuese

Epidemia e Europës për virusin HIV është duke u rritur me një ritëm “alarmues”.

Sipas zyrtarëve shëndetësor ndërkombëtar, kjo po ndodhë pasi infeksionet kanë arritur nivelin më të lartë në 2016 që nga fillimi i të dhënave.

Vitin e kaluar, rreth 160,000 njerëz kontraktuan HIV, që shkakton AIDS, në 53 shtete europiane, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (ËHO) dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), njofton Klan Kosova.

Gjatë dekadës së fundit, shkalla e infeksioneve të reja të diagnostikuara me HIV në Europë është rritur me 52 përqind nga 12 në çdo 100,000 njerëz në 2007 në 18,2 për çdo 100,000 në vitin 2016, shton raporti.

Sipas raportit, kjo rritje u ‘nxitur kryesisht nga tendenca e vazhdueshme rritëse në Lindje’, e cila përbën rreth 80 përqind të rasteve të Evropës.

Zsuzsanna Jakab, drejtore rajonale evropiane e OBSH, tha se ky është numri më i madh i rasteve të regjistruara në një vit.
Sipas saj nëse kjo prirje vazhdon, nuk do të jenë në gjendje të arrijnë objektivin e përfundimit të epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030.

Të gjeturat e fundit thonë se nivelet e HIV po rriten në Europën Lindore, veçanërisht në ato mbi 50 vjeç që injektojnë droga të paligjshme, për shkak të mungesës së fushatave të ndërgjegjësimit për rreziqet e infeksionit ose si të parandalojnë transmetimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button