Anketë: Vetëm një e katërta e katalonasve dëshirojnë pavarësi
Anketa e publikuar sot në “El Pais” tregon se 24 për qind të katalonsave dëshirojnë ta vazhdojnë luftën përpavarësi, ndërsa 71 për qind nga qytetarët e rajonit vlerësojnë se rruga më e mirë është marrëveshje me Qeverinë qendrore të Spanjës, transmeton MIA.
Anketa telefonike u zbatua nga 20 deri 22 nëntor, ndërsa janë pyetur rreth 1.800 persona, me mundësi për gabim rreth 2,4 për qind.
Katalonja më 1 tetor mbajti referendum, e pastaj shpalli pavarësi të njëanshme nga Spanja. Madridi më 27 tetor e ka shpërndarë Parlamentin e Katalonjës dhe shpalli zgjedhje më 21 dhjetor.
Ish kryeministri katalonas, Karles Puxhdemon dhe disa ministra në këtë moment janë në Belgjikë, ndërsa aautoritetet spanjolle kërkojnë ekstradimin e tyre.