fbpx

Shkupi me barazim kthehet edhe nga Manastiri

Skuadra e Shkupit ka marrë një pikë të madhe në Manastir, duke arritur që të përmbysë rezultatin nga 2:0, në 2:2. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu edhe pse treguan lojë më të mirë, në dy raste në pjesën e parë dështuan para nikoqirëve. Fillimisht goli i parë u shënua në minutën e 28-të, kur nga një distancë e largët Markoski befasoi portierin Zendeli, ndërsa vetëm dhjetë minuta më vonë Ferreira dyfishoi epërsinë, pas intervenimit të dobët të mbrojtësve të Shkupit.

Por mentaliteti luftarak i skuadrës nga Çairi dhe guximi i trajnerit Ardian Nuhiu që në fushë të inkuadron futbollistin më të ri, Suhejl Muharremi i cili edhe arriti të barazojë rezultatin në 2:2. Fillimisht Mbella kishte nisur një aksion të mrekullueshëm, kur mbrojtja e ishte në presion, autogol shënoi Ljamçeski.

Shkupi gjatë ndeshjes kishte edhe shumë raste të tjera dhe mundej edhe ta fitojë ndeshjen, por nuk ishfrytëzuan rastet, Emmanuel Mbella, Alen jasharovski, Ermedin Adem dhe Fatih Ismaili.

Në ndeshjet tjera fitore ka shënuar edhe Vardari si mysafire e Akademija Pandev në Strumicë me rezultat 0:2, ndërsa Rabotniçki është mundur nga Sileksi në Kratovë me rezultat 2:1. “Skopje” ka pësuar disfatë në shtëpi nga Pobeda. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button