Shqipëria thërret që Kosova ta themelojë ushtrinë

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se Kosova duhet që ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por gjithmonë në koordinim më partnerët ndërkombëtarë, raporton Koha.net.

Ajo, gjatë një vizite që i ka bërë Ministrisë së FSK-së, ka thënë që do të mbështesin Kosovën dhe Forcën e saj të Sigurisë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Ndërsa, ministri i FSK-së ka njoftuar homologen e tij rreth objektivave që ka kjo forcë, përcjell Portalb.mk.

Gjatë ditës, Xhaçka është takuar edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Me ta, ajo ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve, veçanërisht mbrojtjen dhe sigurinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button