Bardhi me titullin më i miri i Maqedonisë që luan jasht shtetit

Futbollisti shkupjan i cili këtë sezon po luan me fanellën e Levantes në Primera Division të Spanjës, ndërsa tani edhe anëtar i rregullt i reptezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi është futbollisti më i mirë i vendit për vitin 2017-të.

Lajmi bëhet i ditur nga skuadra spanjolle e Levantes e cila para se FFM-ja të shpall më të mirët e vitit më 3 dhjetor, spanjollët Bardhin e uruan për këtë çmim që do ti jepet nga FFM-ja.

Bardhi këtë çmim e ka merituar me paraqitjet e tij në fanellën e të dyja reprezentacioneve të Maqedonisë, seniorët dhe U21. Ai në evropianin e të rinjve e shënoi edhe golin e parë në një kampionat evropian, ndërsa këtë verë bëri një transferim të shkëlqyeshëm tek Levante.

Bardhi po shkëlqen edhe në fanellën e kësaj skuadre, ku është vlerësuar si investimi më i mirë i bërë në afatin kalimtar të verës së shkuar, ndlrsa deri tani ka shënuar katër gola. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button