Do të ripërsëritet hetimi kundër ish-gjykatësit të Apelit, Jordan Mitrinovski (FOTO)

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë lejoi përsëritjen e procedurës kundër ish-gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovskit pas sjelljes së aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në të cilën është konstatuar shkelje të nenit 6 nga Konventa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor të RM-së.

Në të shtohet se në pajtim me Nenin 80 paragrafi 3 nga Ligji për Këshill Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është formuar Komision për zbatimin e procedurës, e cila gjatë vitit ka caktuar debate për më 27 shkurt, 24 prill dhe 11 maj, që i ka anuluar me kërkesë të Jordan Mitrinovskit dhe mbrojtësve të tij.

Debati i caktuar për më 21 nëntor të këtij viti Komisioni e ka mbajtur në prezencë të parashtruesit të kërkesës për konfirmimin e kryerjes jo profesionale dhe pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit, ndërsa në mungesë së gjykatësit rregullisht të thirrur.

Procedura para Këshillit Gjyqësor është hapur më shumë se dy vjet nga aktgjykimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e sjellë në vitin 2015, sipas tij, shkarkimi i Mitrinovskit ishte zbatuar në procedurë të njëanshme.

Mitrinovski ishte shkarkuar për shkak të vendimit që ta lëshojë nga paraburgimi bosi i duhanit Bajrush Sejdiu me kaucion.

Jordan Mitrinovski
Jordan Mitrinovski

LEXO: Strasburgu dënoi Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button