Tronditet ishulli turistik: Shpërthen pas shumë vitesh vullkani famëkeq

Vullkani në ishullin turistik të Balit, në Indonezi ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Më shumë se 140,000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre gjatë muajve të fundit para se vullkani Agung të shpërthente më shtëllunga të mëdha tymi këtë mëngjes.

Gati 1.600 banorë vdiqën kur ku vullkan shpërtheu në vitin 1963, transmeton Syri.net.

Deri më tani, nuk ka pasur ndryshime në fluturimet në rajon pavarësisht shpërthimit.

Një zëdhënës i agjencisë kombëtare të fatkeqësive tha se uji rreth ishullit ishte nxehur nga magma.

Të tilla dukuri ndodhën gjithashtu edhe gjatë shpërthimit katastrofik të vullkanit Krakatoa në Indonezi në 1883-in, i cili vrau 40,000 persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button