Ndërroi jetë prokurori publik i Spanjës në një spital në Argjentinë

Prokurori publik i Spanjës, Hose Manuel Maza vdiq në Argjentinë, kumtoi sot Qeveria në Madrid.

Kryeministri Marijano Rahoj, në emër të kabinetit  të tij, në Tuiter u ka shprehur ngushllimet e tij familjarëve dhe miqve.

Mediumet publikuan se Maza (66) ka vdekur dje në spital në Buenos Ajres, pas një sëmundje me infeksion, për të cilin tani për tani nuk kumtohet saktë se për çfarë infeklsioni bëhet fjalë.

Maza e udhëhiqte hetimin kundër liderëve të ndërruar të qeverisë rajonale të Katalonjës, të cilët u akuzuan për kryengritje, mashtrime dhe keqpërdorim të funskionit. Hetimi filloi pas referendumit për pavarësi të Katalonjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button