Kosovë: kur Haradinaj thoshte se Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një zëvendësministër

Një javë pasi ishte formuar qeveria e re e Kosovës me kryeministër Isa Mustafën, në dhjetorin e vitit 2014, Ramush Haradinaj kishte reaguar për një çështje. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cilësonte të pakuptimtë rritjen e numrit të zëvëndësministrave në qeverinë e sapoformuar, raporton Insajderi.com.

“Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një zëvendësministër”, kishte shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook, më 16 dhjetor të vitit 2014, përcjell Portalb.mk.

Haradinaj e konsideronte abuzim me pushtetin emërimin e më shumë se një zëvendësministri në ministritë e qeverisë. Thoshte se është domosdoshmëri të zvogëlohet numri i kabinetit qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button