Trajneri i PSG: Neymar nuk do të shkojë askund

Trajneri i PSG, Unai Emery hedh poshtë spekulimet mbi të ardhmen e Neymar dhe këmbëngul se braziliani nuk do të shkojë askund, raporton “Thesun”.

Ish-lojtari i Barcelonës lidhet kohëve të fundit me një rikthim në Spanjë te Reali i Madridit, por Emery i ka kategorizuar këto lajme si thashetheme, përcjell Portalb.mk.

Mediat spanjolle raportuan më herët se Neymar u ka thënë ish-shokëve të ekipit te Barcelona, Suarezit dhe Piques, se i vjen keq që është larguar nga “Camp Nou”.

Në lidhje me këtë, kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i tha stacionit të radios “Cadena Ser” se Neymar do të ishte i mirëpritur në Bernabeu nëse do të largohej nga PSG.

Por Emery hodhi poshtë çdo interesim eventual të Realit Madridit duke thënë se: “Kur e morëm atë (nga Barcelona) kishim një qëllim të qartë, klubi dhe presidenti duan që ai të qëndrojë dhe ai do të qëndrojë këtu”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button