Meksikë, në kamionin e shërbimit social konfiskohen mbi 350 kilogramë kokainë

Autoritetet meksikane kanë konfiskuar 371 kilogramë kokainë në një kamion me logo të Institutit për Siguri Sociale të Meksikës, i cili ishte nisur drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Mbrojtjes së Meksikës njoftuan se ushtarët zbuluan me skaner pakot e drogës të fshehura në kamion, në post-bllokun kontrollues të autostradës të mërkurën mbrëma.

Logoja në kamionin e bardhë korrespondonte me markën tregtare të një programi social të qeverisë, qëllimi i të cilit është të ndihmojë banorët e varfër dhe t’u përgjigjet katastrofave të mundshme.

Bëhet e ditur se ushtarët arrestuan tre persona të cilët ishin në kamion dhe të cilët pohuan se janë të punësuar të institutit në fjalë. Juan Goldaracena, zëdhënësi i Institutit në Ciudad Victoria të premten tha se agjencia shtetërore ka nisur një hetim të brendshëm për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button