Merita Halili, siç nuk e keni njohur më parë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, është rikthyer në Tiranë për të qenë pjesë e 60-vjetorit të krijimit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

E ardhur enkas nga Amerika, Merita e pranoi me shumë kënaqësi ftesën që iu bë në këtë përvjetor të Ansamblit, sepse për të është skena ku mori duartrokitetjet e para të publikut.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Merita ka rrëfyer për projektin që e ka sjellë në Tiranë, për mallin që ka për publikun e saj, si dhe pë planet e afërta që ka në fushën e muzikës, shkruan Revista Class.

Por nuk u shpëtoi as pyetjeve më private për familjen e saj të madhe. E njohur si bilbili i Shqipërisë së Mesme, Merita ka bërë të pamundurën që emrin e vet dhe të familjes tradicionale tiranase ta nderojë kudo që ka shkuar.

Kur i ati u nda nga jeta, para 24-vjetësh, Merita ishte në Shqipëri dhe kishte nisur rrugën e këngës. Për të atin, si për të gjithë familjen dhe mandej edhe për të gjithë shqiptarët, këngëtarja e madhe e skenës shqiptare u kthye në ikonën e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme.

Sot, Merita vijon të këndojë në Amerikë për të gjithë shqiptarët. Së bashku me bashkëshortin Raif Hyseni, Merita vijon edhe japë leksione për të rinjtë që duan të këndojnë e të trashëgojnë muzikën tradicionale shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button