Kryebashkiaku i Selanikut Butaris në Shkup

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris sot ndodhet në Shkup, në takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ku do të dakordohet bashkëpunim më i afërt mes dy qyteteve.

Butaris në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërkaq është planifikuar edhe takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në deklaratë për “Katimerini”-n para vizitës në Shkup, Butaris tha se vizita e tij nuk është e lidhur me bisedimet për çështjen për emrin, por qëllimi është të zhvillohet bashkëpunimi mes dy qyteteve.

“Ne nuk merremi me politikë të jashtme. Përpiqemi me diplomaci mes qyteteve t’i afrojmë qytetarët e dy vendeve dhe bashkërisht të punojmë për zgjidhjen e disa problemeve që i kemi si fqinj”, tha Butaris.

Sipas tij, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë vijnë në Selanik për shopoing, argëtim dhe turizëm. Qëllimi i vizitës në Shkup, thotë, është të ndërtohen raporte sa më të mira mes dy qyteteve, por beson se kjo “diplomaci mes qyteteve” do ta avancojë klimën në të dy shoqëritë, që është parakusht për gjetje të zgjidhjes me konsensus.

“Mbi një milion qytetarë të Maqedonisë çdo vit e vizitojnë Greqinë dhe Selanikun si një nga destinacionet kryesore, ndërkaq mijëra grekë posaçërisht për fundjava shkojnë në Gjevgjeli dhe Dojran për shoping, për derivate, në kazino. Ky trend nuk guxon të ulet, por duhet të bëjmë që ky të rritet”, tha kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris.

Gazeta greke, thekson se Butaris gëzon popullaritet të madh në Maqedoni dhe pasi që është bërë kryetar i organizatës ekologjike “Arkturos” e ka vizituar Shkupin disa herë, siç thotë ai, me njoftimin e ministrave të jashtëm dhe kryeministrave.

Për vizitën e tij në Shkup, Butaris e ka informuar ministrin e Jashtëm Koxias, i cili, siç ceket “e sheh pozitivisht atë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button