Junker: KE është e gatshme ta ndihmojë Greqinë pas vërshimeve

Komisioni Evropian është i gatshëm të mundësojë çfarëdo lloj ndihme për Greqinë pas vërshimeve destruktive në Atikën perëndimore, deklaroi kryetari i KE-së, Zhan-Klod Junker.

“Me keqardhje mora vesh se shumë njerëz humbën jetët e tyre dhe të afërmit e tyre në vërshimet vdekjeprurëse që e kapluan pjesën qendrore të Greqisë”, thekson Junker në kumtesë dhe shton se në emër të tërë Komisionit Evropian dëshiron të shprehë solidaritet me popullin dhe autoritetet greke.

“Tragjedia në cilindo shtet, që është anëtare e jona është tragjedi për tërë Evropën dhe jemi të gatshëm ta mbështesim Greqinë në cilëndo mënyrë”, shtoi ai.

“Instrumentet tona për ndihmë të shpejtë janë në dispozicion të plotë të autoriteteve greke”, theksoi Junker.

Në vërshiemt në afërsi të Athinës jetën e humbën 15 ndërkaq u lënduan 17 persona.

Sipas Sekretariatit të përgjithshëm për mbrojtje civile, në mesin e viktimave ka 10 burra dhe pesë gra, përderisa 11 burra dhe gjashtë gra janë lënduar.

Kryeministri grek Aleksis Cipras shpalli ditë zie nacionale.

“Këto janë momente shumë të vështira për Greqinë. Po përjetojmë katastrofë të madhe”, tha Cipras në paraqitjen para opinionit.

Ai theksoi se menjëherë dhe pa shtyrje do të miratohen masa për mbështetje të amvisërive dhe ndërmarrjeve të kanosura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button