fbpx

Për djegien e Ambasadës së SHBA-së në Serbi 4 veta u dënuan me kusht, 3 u liruan

Të akuzuarve për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, pas protestës kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sot u janë shqiptuar dënime me kusht në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Me dënim me burg prej gjashtë muajsh me kusht gjatë periudhës prej dy viteve, janë dënuar Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq. Me pesë muaj burg me kusht për dy vjet, është dënuar i akuzuari, Millan Tomas, transmeton REL.

Tre të akuzuar të tjerë janë liruar në mungesë të provave.

Ky është vendimi i dytë i shkallës së parë në këtë rast, pasi vendimin e parë vitin e kaluar e ka anuluar një gjykatë e apelit duke kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor.

Ata ishin të akuzuar meqë pas mitingut “Kosova është Serbi” para Kuvendit të Serbisë, në mënyrë të organizuar kanë shkuar para Ambasadës amerikane dhe kanë hedhur gurë, gjëra të tjera dhe ia kanë vënë flakën ndërtesës së ambasadës. Nga zjarri i shkaktuar ka humbur jetën personi 20 vjeçar, Zoran Vujoviq, nga Novi Sadi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button