Qeveria e Kosovës e shqetësuar për shkak të kthimit të luftëtarëve të SHI-së

Qeveria e Kosovës druan nga kosovarët, të cilët kthehen nga rajonet e luftës së Lindjes së Afërt dhe në to shikon si në kryerës të mundshëm të sulmeve terroriste.

“Edhe krahas faktit që grupet terroriste e humbin kontrollin dhe territorin në zonat e konfliktit, ideologjikisht edhe më tej kanë mbështetje në shtete tjera, duke përfshirë edhe rajonin”, qëndron në strategjinë antiterroriste të Qeverisë së Kosovës për periudhën e viteve 2018-2020, pjesë të së cilës transmeton “Koha”.

Më tej në strategji thuhet se Kosova përballet me kërcënim të njerëzve që janë kthyer nga zonat e konfliktit dhe nga ata që kanë qenë të përfshirë në aktivitetet terroriste.

“Siç kemi parë në shumë raste nëpër gjithë Evropën, individët e radikalizuar mund të kryejnë dhunë ekstreme mbi kombet dhe institucionet e vendeve të tyre, kështu që nuk mund ta hedhim poshtë mundësinë për sulme terroriste edhe në Kosovë”, qëndron në strategjinë e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button