fbpx

U vendosën kurorë lulesh në varrezat ushtarake britanike në Shkup

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga sekretari  shtetëror i Ministrisë Dragan Nikoliq sot vendosi kurorë lulesh në varrezat ushtarake britanike në Shkup, në përkujtim të ushtarëve të vdekur britanikë nga Lufta e Parë Botërore.

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në komemoracionin  në varrezat ushtarake britanike kanë marrë pjesë edhe ambasadori dhe atashetë e mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Ceremonia në varrezat ushtarake britanike, ku ndodhen varrezat e 117 ushtarëve, është në përkujtim të të vrarëve në Luftën e Parë Botërore dhe një përkujtim të tragjedisë të të gjithë njerëzve, ushtarë dhe civilë të të gjitha nacionaliteteve, të cilët kanë humbur jetën duke luftuar për paqe dhe liri, qëndron në kumtesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button