fbpx

Një mënyrë efikase për të ulur faturat e energjisë elektike, amvisëritë duhet ta provojnë këtë

Matja e rrjetit, që amvisërive me sisteme të vendosura fotovoltaike u mundëson të shesin tepricën e energjisë elektrike  nga prodhimi i energjisë elektrike është në fillim në Maqedoni. Në shtet nuk ekziston mundësi ligjore  për një gjë të këtillë dhe për këtë shkak  organizatat qytetare propozojnë vendosjen e kësaj mase në Ligjin e ri për energjetikë, që është në përgatitje.

Organizatat qytetare kërkojnë t’u mundësohet amvisërive  pa hapur  kompani, vetëm me marrëveshje me distributorin, të kyçen me rrjetin dhe ta shesin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, transmeton MIA. 

Sipas Sonja Ristevskës, e cila është autore e studimit “Matja e rrjetit në RM, mundësitë, perspektivat, shembujt – si deri në energji më të pastër” fitimet nga vendosja e kësaj mundësie janë të mëdha sepse amvisëritë do t’i ulin faturat për energji elektrike, do të ketë humbje më të vogla dhe rënie në rrjetin elektro-shpërndarës veçanërisht në ditët me konsum më të madh të energjisë elektrike dhe çfarë është me rëndësi më pak do të ndotet mjedisi i jetesës.

фотоволтаични системи

Nga vendosja e një mase të tillë fitime do të ketë edhe shteti sepse burimet ripërtëritëse të energjisë nuk ndot, siç është qymyri, dhe nga ana tjetër, duke u dhënë familjeve mundësi ta  shesin energjinë e tepërt elektrike, do të arrihet stabiliteti më i madh në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Далновод    .jpg

Përveç Sllovenisë, e cila para dy viteve e vendosi këtë masë, Maqedonia është pak më përpara nga vendet e tjera në rajon sepse, siç thekson Ristevska, seriozisht po bisedohet në këtë temë.

Për implementimin e plotë të një mase të tillë në Maqedoni, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi publik tek qytetarët të cilët, nëse do të vendosnin sisteme të prodhimit të energjisë elektrike dhe do të shesin energji elektrike, atëherë përdorues pasivë do të bëheshin faktorë aktivë në prodhimin e energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button