Shqipëria do të prodhojë municion për NATO-n

Në uzinën ushtarake në Mjekës, në Elbasan përfundoi demontimi i municionit të vjetruar dhe së shpejti këtu pritet të fillojë linja e re për prodhimtari të municionit për NATO-n.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në atë uzinë në mënyrë simbolike e demonstroi plumbin e fundit.

“Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Kjo është një firmë lider në Europë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria kanë menduar që këto uzina të rivihen në punë nëpërmjet partneritetit me privatët, si dhe me firmat e prodhimit të armëve dhe municioneve të vendeve të zhvilluara anëtare të NATO-s.

I tillë është edhe projekti që pritet të zbatohet në uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të cilën ka shfaqur interes një firmë e njohur italiane e prodhimit të municioneve.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret projekte dhe plane biznesi të tilla edhe për uzinat e tjera ushtarake të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button