Turqia, 79 vjet nga vdekja e Ataturkut

Më 10 nëntor, populli turk e shënon përvjetorin e vdekjes të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesin e Republikës së Turqisë. Megjithëse dita e kujtimit të Ataturkut nuk është një festë shtetërore, shënohet me një minutë heshtjeje.

Mustafa Kemal lindi në vitin 1881. Mbiemrin  Ataturk i është  dhënë në vitin 1934, që do të thotë “Babai i turqve”. Ataturku ishte lider i Lëvizjes Popullore Kombëtare në Luftën e Turqisë për pavarësi. Ai e ka themeluar Republikën e Turqisë në vitin 1923 dhe u bë presidenti i parë. Reformat e mëdha të Ataturkut ndihmuan që Turqia të shndërrohet në një shtet modern dhe sekular.

Mustafa Kemal Ataturk vdiq në orën 09:05 më 10 nëntor të vitit 1938. Çdo vit, mbarë Turqia shënon një moment të heshtjes më 10 nëntor, për nder të përkujtimit të Ataturkut. Në orën 9:05, sirenat dëgjohen në të gjithë vendin. Secili ndalet dhe qëndron në heshtje për një minutë, duke përkujtuar Ataturkun dhe arritjet e tij. Shumë njerëz vendosin lule dhe kurora në monumentet e Ataturkut.

“Me respekt e përkujtojmë në 79 vjetorin e vdekjes të themeluesit të Republikës, Gazi Mustafa Kemal. Ai ishte një udhëheqës i madh ushtarak dhe udhëheqës i cili meriton çdo respekt. Lufta Revolucionare  të cilën me sukses e drejtonte, fitoret e panumërta që i ka fituar me njerëzit i bashkoi në një ideal të përbashkët të Republikës”, thuhet në porosinë  e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, me rastin e 10 nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button