Makron deri te Trampi: Mos bëni nga Irani, Korenë e re Veriore

Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se e ka paralajmëruar kolegun e tij amerikan Donald Tramp se tërheqja eventuale e SHBA-së nga Marrëveshja për programin iranian bërthamor do të mund ta shndërrojë Iranin në “Korenë e re Veriore”.

“I thash: Cili është opsioni tjetër i Juaji? Çka dëshironi të propozoni? Nëse dëshironi t’i ndërprisni kontaktet me Iranin për çështjen për aktivitetet bërthamore do të krijoni Korenë e re Veriore. Cili është opsioni tjetër i juaji? Të filloni luftë, ta sulmoni Iranin? Kjo do të ishte çmenduri”, deklaroi Makron në një intervistë për revistën njujorkeze “Tajm”.

Biseda me Tramp, për të cilën foli Makron është mbajtur në tetor, me ç’rast presidenti francez, siç pohon, bashkëbiseduesit të tij ia sqaroi arsyet për të cilat SHBA-ja nuk duhet të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane.

Makron në intervistë u përqendrua edhe në vendimin e Trampit për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për klimën, duke parashtruar pyetje të drejtpërdrejtë deri te presidenti amerikan se cili është “plani B” i tij për marrëveshjen.

“Nuk pajtoheni me marrëveshjen, por cili është plani B i juaji? Nuk e di planin tuaj B. Nuk mund sërish të negocioni me më shumë se 180 ose 190 shtete”, theksoi Makron në intervistën për “Tajm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button