U promovua Fjalori i parë i ilustruar Maqedonisht-shqip/Shqip-maqedonisht

Komisari i lartë për pakica nacionale i OSBE-së, Lamberto Zanier sot me ndarje simbolike të disa ekzemplarëve për drejtoreshën dhe nxënësve të SHF “Vëllazërimi” në komunën e Karposhit dhe në prani të kryetarit të Komunës, Stefan Bogoev e prezantoi Fjalorin e parë të ilustruar Maqedonisht-shqip/Shqip-maqedonisht dedikuar për fëmijë të arsimit fillor, transmeton MIA. 

Fjalori, që është prëgatitur në bashkëpunim me Nansen dialog Qendrën Shkup dhe me mbështetje financiare nga Qeveria gjermane, përmban 9.500 fjalë dhe terme të cilat janë marrë nga programi mësimor në gjuhën shqipe dhe maqedonase në paralelet më të larta të arsimit fillor, ilustrime të adaptuara ndaj moshës dhe gramatikë e shkurtë në të dy gjuhët.

Fjalori është shtypur në rreth 1.000 ekzemplarë që do të ndahen nëpër shkolla të vendit me përbërje të përzier etnike, por është i kapshëm edhe pa pagesë on-llajn në ueb-adresën hcnm-ndc.org dhe si aplikacion për telefon mobil.

македонско-албански речник за деца

“Shoqëri unike dhe e sigurtë do të thotë vend ku secili me secilin mund të bisedojë dhe është në gjendje të bisedojë. Gjuha na prezanton neve dhe më së miri e realizojmë në shtëpinë tonë, por presim nëse shkojmë në spital, postë apo cilin do institucion personi me të cilin bisedojmë të na kuptojë, ndërsa edhe ne ta kuptojmë. Në shoqërinë tonë njerëzt flasin gjuhë të ndryshme dhe prandaj duhet të mësohet gjuha e tjetrit apo, ndërkaq, të përsëritet dituria, sepse ndonjëherë din të ndodhë të harrojmë disa gjëra, i porositi Zaneir nxënësit e pranishëm në promovim.

Ai theksoi se është me rëndësi të mësohen njerëzit sërish të komunikojnë në mënyrë që të kuptohen mes veti.

Fjalori është përpunuar nga profesorët universitar Veselina Labovska, Berton Sulejmani, Haki Imeri dhe Petar Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button