fbpx

U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Doganës dhe Universitetit “Nëna Terezë”

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti “Nëna Terezë” vendosin bashkëpunim afatgjatë. Memorandum për bashkëpunim sot nënshkruan zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave, Lavdrim Veliu dhe u.d. rektori i Universitetit “Nëna Terezë”, prof.dr. Aziz Pollozhani.

Memorandumi, siç kumtoi Drejtoria e doganave e RM-së, e shpreh qëllimin e palëve nënshkruese për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe qëllim të përbashkët për vendosje të bashkëpunimit afatgjatë në fushën e teknikës, arsimit dhe shkencës përmes organizimit dhe kryerjes së mësimit praktik për studentët e universitetit në kuadër të veprimtarisë së tij dhe hulumtimeve shkencore nga sfera e punës doganore.

Me nënshkrimin e Memorandumit, Drejtoria e doganave dhe Universiteti “Nëna Terezë” shprehin vullnet për avancim të bashkëpunimit dhe prëforcim të ndihmës ës ndërsjelltë. Aktivitetet e përbashkëta në bazë të Memorandumit të nënshkruar do të realizohen me nismë dhe ftesë të një nga palëve nënshkruese të memorandumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button