fbpx

Maqedonia U19 më e fortë se Zvicra

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Zvicrës në  takimin e parë të grupit për kualifikim në fazën elite të eliminatoreve të UEFA-së për Kampionatin Evropian.

Djemtë e trajnerit Stanojkoviç treguan karakter dhe cilësi, kur negativën 0:1 nga pjesa e parë, e përmbysën në pjesën e dytë me dy gola brenda pesë minutave në. Zviceranët nisën më mirë ndeshjen dhe pas disa rasteve të humbura dominimin e kurorëzuan me gol për 0:1 në minutën e 33-të me autor Ugriniq. Pjesa e dytë ishte një tjetër storie dhe ndryshimi do të vinte në minutën e 56-të kur Filip Trajanovski ndjek mirë një harkim nga këndi, ndërsa me goditje precize me kokë barazon rezultatin në 1:1. Pesë minuta më vonë Darko Çurlinov ndalet me faul në hyrje të 16-të metrave, ndërsa preciz nga penaltia ishte Jani Atanasov për përmbysje të plotë dhe epërsi 2:1 të Maqedonisë. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe tre pikët shkuan në konton e Maqedonisë U19 që bën një hap të madh drejt kualifikimit në fazën elite të kualifikimeve për KE.

Në ndeshjen tjetër të grupit Belgjika mundi 3:0 Lihtenshtajnin dhe me tre pikë bashkë me Maqedoninë udhëheqin grupin. Ndeshjen e rradhës Maqedonia U19 do ta zhvillojë të shtunën kundër Belgjikës, ndërsa të martën do të ketë përballë autsajderin e grupit Lihteshtajnin. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button