fbpx

Moskë: Zjarr në ndërtesën e shërbimit zbulues, tre persona të zhdukur

 Shpërtheu zjarr në ndërtesën e shërbimit sekret rus në pjesën jugperëndimore të Moskës, konfirmoi agjencia, ndërsa sipas disa raporteve në katet nëntokësore ka persona të bllokuar.

Ndërtesa në të cilën shpërtheu zjarri është pjesë e një kompleksi të madh në periferi të Moskës, ku ndodhet selia e shërbimit sekret, transmeton MIA. 

Zjarri shpërtheu në tunelin nëntokësor kabllor, sipas të gjitha gjasave gjatë kryerjes së punëve. Së paku tre persona nga ekipi i punëtorëve konsiderohen të zhdukur.

Zëdhënësi Sergej Ivanov deklaroi se është tejet herët të komentohet derisa hetimi nuk përfundon, por konfirmoi se ka situatë emergjente dhe se zjarri shpërtheu në pjesën e “instalimeve teknike”.

Shërbimet moskovite për raste urgjente kumtuan se kanë reaguar ndaj thirrjes për ndihmë dhe se po i ndërmarrin masat e domosdoshme për shpëtim të njerëzve për të cilët besohet se ndodhen në katet nëntokësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button