fbpx

Debat për Strategjinë për kulturë – risi në pjesën e dallimeve kulturore

Ministria e Kulturës sot e mbajti sesionin e tretë të debatit publik për propozim-tekstin për strategjinë në kulturë 2018-2022.

Zllatko Teodosievski, kritik figurativ dhe këshilltar-kurator, i cili është koordinues i grupit të punës për përpunimin e Strategjisë, theksoi se risia në dokument është në pjesën e dallimeve kulturore, transmeton MIA.

“Vëmendje e posaçme do t’u kushtohet fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme fizike, personave me vështirësi në zhvillim apo me pasoja nga vështirësitë në zhvillim, fëmijë dhe të mitur paprindër, prindër kryefamiljar, etj”, tha Teodosievski.

Strategjitë e deritanishme zhvillimore në kulturë dështuan në krijimin e hapësirës shoqërore për pjesëmarrje të këtyre kategorive të ndjeshme, të margjinalizuara dhe të rrezikuara sociale. E drejta e tyre dhe nevoja për realizim shoqëror, socializim apo ndërkaq shprehje përmes formave kulturore-artistike është pothuajse brutalisht e stigmatizuar deri në pozitën e getoizimit”, ceket në propozim-strategjinë.

Më tutje ceket nevoja që kultura dhe arti si segmente më të rëndësishme komunikuese të ofrojnë strategji të re, politikë të re kulturore e cila duhet të ofrojë hapësirë për ndryshime rrënjësore edhe në drejtim të pranimit tjetër thelbësor të nevojave kulturore dhe krijuese edhe të këtyre kategorive të qytetarëve.

Aleksandar Ristovski, kryetar i shoqatës së autorëve të veprave muzikore “Shpato”, në debatin që pasoi lidhur me Propozim-strategjinë, reagoi për kuotat e përfaqësimit të prodhimeve të Maqedonisë, të cilat sipas tij, duhet të miratohen nga Minsitria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas Petrit Saraçinit, zëdhënës i Minsitrisë së Kulturës, një pjesë e legjislaturës që është për shërbime audio dhe audiovizuale duhet të harmonizohet edhe me direktivën e BE-së për shërbime audiovizuale mediale.

Debatin publik Ministria e Kulturës e përgatitë në bashkëpunim me shoqatat e pavarura Kult – Tranzen dhe Jadro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button