Amano i ka hedhur poshtë pretendimet për verifikimet e dobëta ndaj Iranit

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të zyrtarëve të tjerë të administratës së tij, se kjo agjenci ishte e “dobët” në verifikimin e marrëveshjes atomike me Iranin, transmeton REL.

“Disa njerëz besojnë se aktivitetet tona të verifikimit ishin të dobëta, por kjo nuk është e vërtetë”, tha mbrëmë zoti Amano, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Ne kemi qasje në të gjitha lokacionet që ne kemi nevojë t’i vizitojmë dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha ai dhe ka shtuar se inspektorët kanë pasur qasje të lehtë në 90% të raasteve, pasi kanë lajmëruar paraprakisht dy orë para vizitës.

Me marrëveshjen atomike të fuqive botërore me Iranin, parashihen lehtësime të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Iranit.

Verifikimi i aktiviteteve atomike iraniane bëhet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthanore e Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button