Hojt Ji: Zgjidhja e kontestit me emrin në shkallën më të lartë që ka qenë ndonjëherë

Zgjidhja e çështjes të kontestit me emrin është deri tani në nivelin më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes, vlerësoi përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, publikoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, transmeton MIA.

“Ka edhe shumë punë që të mbarojë dhe kjo nga të dyja palët. Do të ketë negociata dhe unë jam optimist se do të  ketë zgjidhje sepse  disponimi  edhe në Greqi edhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë deri tani”, theksoi zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji në Qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare në Uashington.

U vlerësua se edhe pse Maqedonia në dukje ka më pak probleme rreth marrëveshjeve paqësore, megjithatë siguria e saj varet nga zgjidhja e kontestit me emrin dhe hyrjen në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button