Ivica Todoriq iu dorëzua policisë së Londrës

Pronari i “Agrokor”-it për të cilin paraprakisht Kroacia ka dhënë urdhër evropian për arrestim dhe u shpall urdhër-arrest ndërkombëtar nga ana e Interpolit, sot i është dorëzuar policisë në Londër.

Mediat kroate lajmëruan se, policia kroate herët në mëngjes e ka marrë lajmin se pronari i “Agrokor”-it ka arritur në stacionin e policisë Çaring Kros në Londër, ku dhe është arrestuar.

Bashkëpunëtorët e Todoriqit presin se ai me garanci do të lëshohet që të mbrohet në liri.

Todoriq në stacion ka arritur me shoqërimin e avokatit të tij britanik.

Jozyrtarisht, siç lajmëruan mediat kroate, Todoriq gjatë ditëve të fundit ka mbledhur para të mjaftueshme për të paguar garancinë që të mbrohet në liri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button