fbpx

Cristiano vë bast: Do të jem kryegolashënuesi i La Ligas

Të shohësh Cristiano Ronaldon në kuotën e vetëm një goli në klasifikimin e golashënuesve, në një kohë kur në krye të tij është rivali historik Lionel Messi me 12 gola, për tifozët e “pleshtit” nuk ka çmim, por një efekt të çuditshëm shkakton edhe te sportdashësit në përgjithësi, përcell Top Channel.

 Këtë gjë duket se e di më mirë se kushdo ylli portugez i Realit të Madridit, i cili, pavarësisht hendekut të madh me argjentinasin e Barcelonës, duket i bindur se do ta fitojë trofeun “Pichichi” në fund të sezonit. Ky trofe i jepet golashënuesit më të mirë në La Liga.

Duke folur për radion “Onda Cero”, CR7 i ka garantuar kolegët e tij të skuadrës se në fund të sezonit do të jetë ai golashënuesi më i mirë i La Ligës. Ish-futbollisti i Sportingut dhe Manchester United thuhet madje se ka vendosur edhe një bast me kapitenin dhe, në rast se fiton portugezi, atëherë shuma e parave do të shkojë për një organizatë jofitimprurëse në formë bamirësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button