Putin dhe Tramp do të takohen në Samitin e APEK në Vietnam

Kremlini sot paralajmëroi se gjatë Samitit të Organizatës së bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik (APEK) në Vietnam, do të mbahet edhe takim mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Doland Tramp.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov deklaroi se takimi akoma është në fazë të përgatitjes, por në kuadër të Samitit me siguri do të ketë mundësi për bisedë rreth çështjeve më të rëndësishme botërore, siç është kriza rreth programit bërthamor dhe raketor verikorean.

Ky do të jetë takimi i dytë i Putinit dhe Trampit, pas Samitit të Grupit G-20 në Hamburg në korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button