Punë në dy turne në Qytetin e Shkupit, shërbime për qytetarët deri në orën 19:30

Nga java e ardhshme në barakën numër 16 në Qytetin e Shkupit do të punohet në dy turne, prej orës 7:30 deri në orën 19:30. Gjatë punës do të ketë dy pushime, prej orës 11:30 deri në orën 12 dhe prej orës 14:30 deri në orën 15.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Qytetarët në barakën 16 do të mund ta rregullojnë tatimin e qarkullimit, trashëgiminë dhe dhuratat, tatimin e pronës dhe taksën komunale të firmave.

“Jemi duke punuar në mënyrë intensive në përgatitjen e një sistemi real me një sportel në të cilat qytetarët do të munden ato aktivitete të cilat lidhen edhe me administratën e qytetit t’i kryejnë edhe në sportelet e pushtetit qendror edhe në komunat e Shkupit me qëllim që shërbimet të cilat i jep Qyteti i Shkupit të jenë transparente, të thjeshta dhe në dispozicion për çdo bashkëqytetarin tonë”, tha Shilegov. Shtoi se ky është një prej premtimeve tona zgjedhore.

Ai potencoi se ky është fillimi i punës së administratës së re të qytetit. Paralajmëroi se së shpejti do të prezantohen aktivitete të cilat i ndërmarrin me qëllim që të përmirësohet shërbimi dhe transparenca e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button