Basha: Hashashi ndaloi nga çmimi, misioni ynë, qeveria antimafia

Lulzim Basha thotë se ndalimi i prodhimit të kanabisit në vend nuk është meritë e qeverisë dhe as e policisë, por ka një faktor tjetër, njofton Top Channel.

“Këtë vit kultivimi nuk është i njëjti si në 2016 dhe Edi Rama del e bërtet fitore. Në fakt përgjegjës për ndalimin e prodhimit është çmimi. Shkoni në Tepelenë dhe më lirë blihet një kilogram hashash sesa një kilogram çaj mali”, tha ai.

Në daljen për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha përsëriti kërkesën e opozitës se zgjidhja e vetme është largimi i qeverisë.

“Nuk ka shqiptar dhe europian që nuk e di përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në narko-shtet. Kjo do të mjaftonte për çdo Kryeministër që të japë dorëhejqen, por nuk mjafton për Edi Ramën, ndaj opozita do të ndërmarrë një aksion kombëtar për largimin e Edi Ramës”, thotë ai.

Kreu i PD-së tha se opozita ka një strategji për të arritur qëllimin e saj dhe se po e shpalos atë dita-ditës.

Basha përjashtoi mundësinë e nisjes së punës për reformën zgjedhore.

“Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia”, u shpreh kryedemokrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button