Makraduli do ta promovojë aksionin “Një kapak-Një shpresë+”

“Një kapak-Një shpresë+” do të promovohet sot nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, në ambientet e Shtëpisë së organizatave humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup.

Ky aksion është vazhdimësi e aksionit tanimë ekzistues të Asociacionit të studentëve të mjekësisë në Maqedoni,  përmasat e të cilit i tejkaluan kapacitetet e kësaj iniciative entuziaste.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke ditur rëndësinë e aksionit humanitar dhe ekologjik dhe duke ngritur resurset e veta dhe të partnerëve të bashkësisë së biznesit gjeti  zgjidhje dhe  vazhdon aktivitetin.

Drejt aksionit janë bashkangjitur Kompania për paketimin dhe menaxhimin me mbeturina “Pakomak”, e cila do të kujdeset për blerjen dhe transportin e kapakëve të mbledhur si dhe kompania për riciklim Re-Plast.

Në ngjarje do të dhurohen 3 karroca për invalidë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button