fbpx

Shkupit nuk i ndihmoi as “Shaban Tërstena”

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të basketbollit në Maqedoni, Shkupi edhe në ndeshjen e parë si nikoqire në shtëpi të saj, në sallën “Shaban Tërstena” në Çair të Shkupit nuk ka arritur të dalë fituese. Edhe pse në tribuna kishte edhe përkrahjen e tifo grupit “Shvercerat”, djemtë e trajnerit Enver Miftari nuk kishin forcë për të ndalur basketbollistët e Rabotniçkit. Ndeshja në fjalë përfundoi me fitore të lartë për mysafirët 85:103, ndërsa Shkupi vetëm në pesë minutat e para të lojë ishte konkurrentë i denjë. Në pauzë dy ekipet u larguan me diferencë 37:57, ndërsa në 10 minutat e fundit Rabotniçki filloi të luajë më lirë dhe diferenca përfundimtare ishte vetëm 18 pikë.

Te Shkupi më i miri ishte Jozef Tejllor me 29 pikë, Ty Harris 18 pikë, 8 asiste, ndërsa edhe Memeti shënoi 11 pikë. Tek mysafirët më i disponuari ishte Ginjard me 37 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa 27 pikë tjera i shënoi edhe Kostov, duke shtuar 5 kërcime dhe 4 asistime. Shkupi ende që kur është futur në Ligën e Parë nuk e ka shijuar fitoren, ndërsa Rabotniçki. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button