fbpx

Njeriu më i pasur në botë shet 1 milion aksione për të realizuar ëndrrën e madhe

Jeff Bezos pak kohë u bë njeriu më i pasur i botës. Ai tani ka shitur 1 milion aksione të Amazon.com Inc., të cilat kanë një vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh.

Shitja përfaqëson 1.3% të zotërimeve të tij në kompani, e tashmë Bezos mbetet me 16.4% të aksioneve të kompanisë gjigande të shitjeve online.

Njeriu më i pasur në botë është shprehur gjatë muajit prill se do të shiste 1 miliard dollarë aksione të Amazon në vit, për të financuar Blue Origin LLC, kompaninë raketave të blerë në vitin 2013 për të realizuar ëndrrën e tij e dërgimit të njerëzve në hapësirë, shkruan ‘Scan’.

Por, ai shiti edhe një milion aksione të tjera të Amazon gjatë muajit maj.

Aksionet e kompanisë janë rritur nga viti në vit me 48 për qind, ndërsa vetëm prej muajit shtator, vlera e aksioneve është rritur me 18%, përcjell albinfo.ch.

Por, ndryshe nga krijuesit e “Microsoft” dhe “Facebook”, Bezos nuk operon një organizatë bamirësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button