Trump pritet të takohet me Putinin gjatë vizitës në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Japoni, pasi u kishte thënë gazetarëve në “Air Force One”, se ai pret që të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, shkruan REL.
Trump ka thënë se ai pret që të takohet me Putinin gjatë turneut të tij 12 ditorë në Azi, që do të përfshijë vizitat në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine.

“Pritet që të takohem me Putin”, ka thënë Trump për gazetarët.

“Duam ndihmën e Putinit në Korenë e Veriut dhe do të takohemi me shumë liderë të tjerë”, ka shtuar Trump.

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jetë tema kryesore në bisedimet e liderëve, gjatë vizitës së Trumpit në Azi, që do të fillojë me vizitën në Japoni, me kryeministrin Shinzo Abe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button