Bexheti: Të mundësohet evidentimi i mërgimtarëve gjatë regjistrimit të popullsisë

Paralajmërimi se në vitin 2021 do të bëhet regjistrimi i popullsisë është real, për shkak se i njëjti korrespondon me regjistrimet e rregullta të dekadave dhe agjendat reale politike. Kështu vlerëson ish nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit që i njëjti të mos dështojë si regjistrimi i vitit 2011 duhet mirëbesim mes partnerëve të koalicionit qeveritar, meqë regjistrimi nuk është vetëm operacion statistikor por para së gjithash është social, njofton Alsat M.

Bexheti shprehet se duhet krijuar ndonjë aplikacion online për regjistrim, në mënyrë që të mos mbeten jashtë regjistrit qytetarët që përkohësisht punojnë dhe qëndrojnë jashtë vendit.

“Nëse shtëpia është e mbyllur dhe familja komplet është në Gjermani. Ata do ta bëjnë aplikacionin nga distanca. Duke e pasur data bazën me vete, do të shkojë komisioni ta verifikojë adresa a është ekzistente. Pra të verifikojë vërtetë a është vend-qëndrimi real apo është imagjinar. Të mos na dalin si ato vend-qëndrimet e Pustecit nga 40 njerëz në një banesë”, theksoi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button