Mbappe thyen rekordin 40-vjeçar në Ligue 1

18-vjeçari Kylian Mbappe shënoi dy herë në fitoren 5-0 të PSG-së të shtunën ndaj Angersit duke arritur në shifrën e 20 golave në Ligue 1 në vetëm 49 ndeshje. Dy golat e Kylian Mbappes në fitoren e Paris Saint-Germain mbi Angers e shohin atë të bëhet lojtari më i ri në 40 vitet e fundit për të shënuar 20 gola në Ligue 1, shkruan Telegrafi. Pas hapjes së rezultatit me një gol të bukur pas vetëm pesë minuta, reprezentuesi i ri i Francës ka shënuar edhe një gol tjetër në minutën e 84-të për të quar rezultatin në 5-0 ndaj Angersit.

Duke quar numrin e golave në katër në ligë këtë sezon dhe me 16 gola tjerë të shënuar gjatë kohës te Monaco, Mbappe pati nevojë për vetëm 49 ndeshje për të arritur rekordin, teksa ka bërë edhe 13 asistime që nga ajo kohë.

Talenti francez ka thyer rekord që nga shpërthimi në skenë me Monacon në sezonin 2015-16 për t’u bërë debutues më i ri dhe golashënuesi më i ri në historinë e klubit, duke mposhtur rekordin e legjendës Thierry Henry.

Sezonin e kaluar ai u bë më i riu në Ligue 1 që shënon 13 gola në 30 vjet dhe më i riu që shënon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button